4 skuadrat vendase i nisen ne mënyrën me te mire çerekfinalet e Kupës se Evropës duke fituar ne fushat e tyre ne takimet e para. Ne Emirates Arsenal shpartalloi 4-1 Cska Moske duke hedhur një hap te rëndësishëm drejt kualifikimit, një takim i mbyllur qe ne pjesën e pare me topçinjtë fale dopietave te Ramsey dhe Lakazete ndërsa golin e vetëm për ruset e shënoi Golovin.

 

Test i mire për Lazion e Thoma Strakoshes qe ne Olimpiko mundi Salcburgun 4-2. Vendasit gjeten te paret rrjetën qe ne minutën e 8 përpara se kosovari Valon Berisha te kthente gjithçka ne baraspeshe nga pika e bardhe e penalltisë ne minutën e 30. Përsëri Lazio ne avantazh me fillimin e pjesës se dyte me Parolo por Minamino i dhuroi përsëri barazimin austriakeve. Gjithsesi skuadra e Inxagit reagoi ne mënyrën me te mire duke shënuar dy gola ne harkun kohor te dy minutave. Fillimisht Felipe Anderson shënoi golin e trete ne minutën e 74 ndërsa Immobile vulosi rezultatin përfundimtar 4-2.

 

Fitore e rëndësishme për vazhdimësinë edhe për Atletiko e Madridit qe ne Vanda Metropolitan mundi Sportingun e Lisbonës 2-0. Golat për Los Colchoneros u shënuan te dy ne pjesën e pare dhe mbajtën firmat e Koke dhe francezi Grizman.

 

Ndërkohë gjermanet e Laipcig munden me rezultat minimal 1-0 Marsejën duke lënë gjithçka te hapur për ndeshjen e kthimit. Goli i vetëm për te zotet e shtëpisë u shënua nga Timo Verner ne fundin e pjesës se pare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *