Subscribe

Drejtori i Përgjithshëm i “OTP Albania”, Bledar Shella, gjatë një interviste në emisionin “E-ZONE” në Vizion Plus deklaroi se inflacioni dhe normat e interesit kanë arritur pikun dhe viti 2024 do të jetë më relaksues në drejtim të kostove të kreditimit.

Për shumë vendet në Europë, por edhe në Shqipëri, viti i ardhshëm do të jetë koha kur inflacioni do të jetë në objektiv.

Mendoj se piku i inflacionit ka kaluar dhe në vitin e ardhshëm ai do të futet në targetin normal. Kjo pritet të ndodhë dhe në Shqipëri.

Edhe normat e interesit pritet të bien. Pritshmëritë janë që pas një rritje të shpejtë të normave të interesit, Banka Qëndrore Europiane nga fillimi i 2024 të fillojë t’i ulë për ta mbyllur vitin me 3%.  Sa i përket Bankës së Shqipërisë mund të ketë një rritje të lehtë të normës bazë, por pritshmëritë janë që brenda vitit të fillojë ulja. Sa i përket klientëve, e gjithë kjo situatë ka patur impakt te normat e kredive, por është përballuar me sukses, pasi individët nuk janë stepur në kërkesën për hua. Madje me këto ritme që janë deri tani 2023 do të jetë viti më i mirë i kredisë së individëve, pasi rritja do të jetë mbi 10%. Gjithashtu edhe cilësia e kredive është e mirë”, -tha Shella.


Por kreu i bankës u ndal edhe te zhvillimet në tregun valutorë, pas rekordit të ri që shënoi monedha europiane në tregun vendas, duke arritur në 101 lekë.

Ndoshta surprizë nuk është forcimi i lekut, por shpejtësia me të cilën është forcuar ai. Gjithsesi forcimi është mbi baza të shëndosha. Nëse ka kërkesë për euro, leku do të forcohet dhe euro do bjerë.

Remitancat janë rritur, turizmi ka patur ndikim pozitiv dhe investimet e huaja janë rritur. Blerja e pasurive të patundshme është rritur gjithashtu. Kjo ka bërë që sasia e euros të rritet në treg. Ndaj mendoj se kursi nuk ka qenë në terma të spekulimit.

Forcimi i shpejtë i lekut dhe rekordet e njëpasnjëshme të euros në treg kanë surprizuar jo pak ekspertët e fushës. Ndërkohë dhjetori ka pritshmëri se në treg mund të vendos një tjetër rekord i ri i euros në këmbimin me lekun vendas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *