Subscribe

Figura vertikale që ndjekin modelin e imazheve mesjetare. Të tilla janë punimet e artistit Viktor Ferraj në galerinë e Universitetit të Arteve.

 

 

Përtej antikes, mitologjisë dhe gotikes që kuptojmë sa prezantohemi me titullin e ekspozitës, “Centaur”, në këto punime ka edhe një dozë modernizmi, që i shndërron centaurët në motorë, mjete të cilat kërkojmë t’i kemi për të lëvizur, për të jetuar.

 

Ferraj ka zgjedhur që edhe në këtë ekspozitë në Shqipëri, të alternojë punimet në telajo dhe skulpturën, çka për shumë vite e ka praktikuar edhe në Itali ku jetonte. Si gjithnjë marrëdhënia me mitet antike është e pranishme.

 

Në këtë ekspozitë, ka zgjedhur të prezantohet me 17 punime që bëhen bashkë me gjuhën e mesjetës për të sjellë një koncept modern për jetën në periudhën e konsumit, ku njeriu largohet me natyrën, por përpihet nga teknologjia dhe shpikjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *