Subscribe

Instituti i statistikave njoftoi se censusi i banesave dhe ndërtesave do të zgjatet deri në 15 nëntor.

 

Shkak për këtë vendimmarrje është fakti se anketuesit kanë hasur vështirësi në disa zona të vendit, jo vetëm të largëta, por edhe në qytetet kryesore si Tiranë, Durrës, Shijak etj.

 

Zhvendosja e familjeve për efekt të dëmeve nga tërmeti ka bërë që anketuesit të mos mbledhin informacionin brenda afatit.

 

Pavarësisht pjesëmarrjes së lartë të qytetarëve në këtë aktivitet, rreth 3 përqind e zonave në të gjithë  territorin e Republikës së Shqipërisë ende nuk janë numëruar. Për këtë arsye në disa zona të disa bashkive të vendit, mbledhja e informacionit në kuadër të censit do të vazhdojë deri në datën 15 nëntor 2023 – tha Elsa Dhuli drejtore e INSTAT.

 

Censusi nisi në 18 shtator dhe parashikohej të zgjasë 6 javë. Shtyrja e afatit me dy javë, sipas drejtores së INSTAT nuk ka kosto shtesë.

 

Shkaqet e këtij vendimi janë: Rikontaktimi më shumë se 3 herë në banesat pa kontakt, refuzimet apo distancat e largëta si dhe ndërtimet e reja dhe ato në zonat e prekura nga tërmeti, që janë identifikuar gjatë punës në terren nga anketuesit e INSTAT. Bëhet fjalë për në bashkitë Tiranë, Durrës, Kurbin, etj si dhe për ndërtesat e ndërtuar në tre vitet e fundit-sqaroi Dhuli

 

Në total janë 5240 anketues që kanë trokitur në çdo familje për të mbledhur informacion. Deri më tani sipas INSTAT procesi ka patur ecuri pozitive, përveç zonave të thella dhe atyre të prekura nga tërmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *