Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
04 July 2026
Vizion fokus

Zjarri në Shëngjin del jashtë kontrollit, flakët përhapen nga...

Netanyahu dhe Trump së shpejti pritet të takohen në...

Të shtëna me armë zjarri në një qendër tregtare...

Protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit, destinacioni Komisariati Nr....

Zjarr në Shëngjin, flakët i afrohen rrugës kryesore

Spanjë/ Zjarr masiv në Costa Brava, izolohen mbi 10...

SHBA paralajmërojnë Poloninë: Moska po përgatitet për provokim të...

Rritet rreziku i zjarreve, Portugalia kërkon mbështetje me avionë...

Kremlini: BE duhet të marrë parasysh rastin e Nord...

Dita e 34-ët e protestës, qytetarët sërish në shesh

Censusi për popullsinë dhe banesat/ Drejtoresha e INSTAT tregon se çfarë do të ndodhë me ata që nuk i përgjigjen pyetësorit

13 Shtator 20:55

Nga 18 shtatori në dyert tuaja do të trokasin të rinj që do të mbledhin të dhënat për regjistrimin e popullsisë dhe banesave. Institucioni i Statistikave konfirmon se ka trajnime dhe baza materiale elektronike për mbi 700 punonjës.

 

Elsa Dhuli, drejtore e INSTAT në një intervistë për Vizion Plus dha më shumë detaje nga procesi i censusit. Ajo tha se pyetjet do të jenë të shkurtra dhe të thjeshta dhe u bëri apel qytetarëve të jenë bashkëpunues për të hapur dyert e për të dhënë përgjigje.

 

Nga i gjithë pyetësori, vetëm 3 pyetje do të jenë opsionale, ndërsa Dhuli nuk specifikoi nëse do të ketë apo si do të jenë ndëshkimet për qytetarët.

 

Intervista e plotë 

 

Regjistrimi i censusit do të jetë vullnetar apo i detyrueshëm? Çfarë do të ndodhë me ata qytetarë që do të refuzojnë tu përgjigjen pyetjeve?

 

Procesi i censit të banesave është një proces i cili do të ndjekë rekomandimet e Kombeve të Bashkuara dhe rekomandimet e BE për realizimin e censeve në mbarë vendet e Europës apo në mbarë vendet e botës. Përmbajtja e pyetësorit të censit është e detyrueshme për tu përgjigjur nga çdo qytetar. Gjithë procesi i censit është hartuar, bazuar në një ligj dhe ky është ligji 140 i miratuar në dhjetor të vitit 2020

 

Cili do të jetë mekanizmi për të ndëshkuar ata që refuzojnë që të përgjigjen?

 

Unë do të doja të sqaroja që censi është një proces statitikor, një proces teknik, ku të gjithë qytetarët duhet të ndërgjegjësohen që tu përgjigjen pyetjeve të pyetësorit. Të gjithë qytetarët të ndërgjegjësohen për t’i hapur derën skuadrës së madhe të punësuar për këtë periudhë kohe për mbledhjen e informacionit  në terren. Ata do të jenë 6 javë për të komunikuar me qytetarët, për të trokitur në dyert e familjeve rezidente në Shqipëri, për të mbledhur informacion. Ky është një detyrim ligjor.

 

Po nëse nuk e zbatojnë këtë detyrim ligjor, ka një masë ndëshkuese apo jo?

 

Mendoj se kryesore në këtë proces është që tu përgjigjen pyetjeve të pyetësorit.

 

Tre do të jenë pyetjet që do të jenë opsionale, feja, kombësia  dhe etnia. Pse pikërisht këto pyetje?

 

Në këtë pyetësor janë ndjekur rekomandimet e Kombeve të Bashkuara dhe BE, rekomandime të cilat përmbajnë disa pyetje që janë të detyrueshme për tu përfshirë në pyetësor dhe pyetje të tjera opsionale, që ekziston dhe e drejta e mospërgjigjes. tre nga pyetjet opzionale, janë ato që ju përmendët që lidhen me etninë, fenë dhe gjuhën. Për këto tre pyetje ekziston edhe e drejta e të mospërgjigjes. Është një opsion në përmbajtje të tyre.

 

Sipas të dhënave, do të shkohet deri në 3 herë për të bërë regjistrimin, por nëse edhe në herën e tretë familjari nuk gjendet, si do konsiderohet kjo praktikë?

 

Do përdoren dy opsione. Anketuesi do të lërë numrin e tij të telefonit që qyte tari ta telefonojë vetë ose ai do shkojë përsëri për ta intervistuar ose do ijapë adresën e zyrës së censit afër zonës së banimit ku ai është.

 

Shumë shqiptarë kanë shtëpi të dyta ose të treta, si do të llogariten këto objekte meqënëse do të regjistrohen edhe banesat?

 

Një nga modulet e pyetësorit, është moduli për banesat. Anketuesi do të monitorojë banesat dhe do të identifikohet nëse janë banesa të banueshme, nëse janë banesa boshe apo nëse janë banesa për ndonjë qëllim tjetër. Në këtë mënyrë do të merret një informacion për banesat, të cilat janë të banueshme dhe për të cilat do të trokitet nëpër dyer dhe do të merret informacion ekonomik e familjar për këto banesa. Ndërsa për banesat boshe, ato do të regjistrohen si të tilla.

 

Për emigrantët që nuk janë në Shqipëri në kohën që do të zhvillohet censusi…

 

Një nga modulet e pyetësorit është edhe moduli për të larguarit. Njësia ekonomike familjare do të pyetet për anëtarët e familjes të larguar në periudhën gjatë dy censeve. Në bazë të këtyre informacioneve do të vlerësohen edhe statistikat mbi migracionin. Pyetjet janë të shkurtra dhe të thjeshta, por varet nga përgjigjet e familjeve.

Posted Under:
Kryesoret Sociale Vendi
Tagged:
censusi regjistrimi i banesave regjistrimi i popullsise

Nga e njëjta kategori

Zjarri në Shëngjin del jashtë kontrollit, flakët përhapen nga era e fortë, plagoset një i ri

më shumë...

SPAK jep detaje për arrestimin e Adi Çobës në Durrës, ja çfarë iu gjet gjatë prangosjes

më shumë...

Marina Orikum mirëpret edicionin e 15-të të Regatës Ndërkombëtare Brindisi-Vlorë

më shumë...

Mashtroi qytetarët me 50 mln euro, momenti kur arrestohet Granit Pepnika, kreu i skemës së Call Center-ve

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

10:59

Zjarri në Shëngjin del jashtë kontrollit, flakët...

10:49

Netanyahu dhe Trump së shpejti pritet të...

10:19

Të shtëna me armë zjarri në një...

9:59

Protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit, destinacioni...

9:40

Disa truke për ta bërë më të...

9:35

Zjarr në Shëngjin, flakët i afrohen rrugës...

9:17

Spanjë/ Zjarr masiv në Costa Brava, izolohen...

9:13

SHBA paralajmërojnë Poloninë: Moska po përgatitet për...

8:43

Rritet rreziku i zjarreve, Portugalia kërkon mbështetje...

8:37

Shenjat që tregojnë se nuk pini ujë...

8:10

Kremlini: BE duhet të marrë parasysh rastin...

7:56

Përmirëson tensionin e gjakut dhe nivelin e...

7:32

Dita e 34-ët e protestës, qytetarët sërish...

7:00

Zelensky: Ukraina mund ta tejkalojë Rusinë në...

6:59

Serbia arreston një shtetas të Kosovës në...

6:43

Armëpushimi me Izraelin, më shumë se 600...

6:34

SPAK jep detaje për arrestimin e Adi...

6:26

Temperatura të larta në Belgjikë, vala e...

6:17

Marina Orikum mirëpret edicionin e 15-të të...

5:52

Mashtroi qytetarët me 50 mln euro, momenti...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • E rëndë, mbytet 29-vjeçarja në Vlorë (EMRI)
  • Arratisja e Hasan Ferracakut, AMP arreston 4 punonjës polici...
  • I shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrimin e qytetarëv...
  • Zjarr në Shëngjin, flakët i afrohen rrugës kryesore
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.