Subscribe

Kryeministri Edi Rama, iu bën thirrje qytetarëve që t’i përgjigjen pozitivisht nismës për Censin e Popullsisë dhe Banesave, që do të nis më 18 shtator. Kreu i qeverisë, gjatë fjalës së tij në konferencën hapëse për Censin, theksoi se herët e tjera kur ky proces është kryer ka hasur në kushtëzimin e realitetit, por këtë herë do të ndiqen standardet europiane dhe në ndihmë do të vijë dhe teknologjia e lartë.

 

Kryesocialisti thekson se kjo është një nismë mjaft e rëndësishme, ndërsa shton se do i shërbejë pozitivisht dhe eksperienca e INSTAT, për të cilin thekson se nuk merret më me qoka politike.

 

“Ekipet artografike në terren kanë krijuar zonat gjeoreferuese dhe nme mjetet në dispozicion do të munden të bëjnë regjistrimin në kohë reale dhe do të munden të përcjellin shifrat në kohë reale, në bazë të të gjitha zonave regjistruese gjeoreferuese, falë teknologjisë”, thekson ai.

 

Censi i popullsisë dhe banesave do të nis që nga data 18 shtator, ndërsa kreu i qeverisë e konsideron si hap të rëndësishëm për vendin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *