E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Cen Murataj shfajëson të vëllanë: Admiri ishte vegël, jo organizatori grabitjes

Vëllai i Admir Muratajt, Cen Murataj ka folur për mediat në lidhje me grabitjen e Rinasit.

 

Ai tha se lajmin për vrasjen e të vëllait e morri vesh nga mediat pasi familja kishte më shumë se dy vite që nuk komunikonte me Admirin.

 

Reklamë

Cen Murataj u shpreh gjithashtu se nuk ka dijeni për ekzekutimin e vëllait ndërsa kërkoi që të gjenden bashkëpunëtorët e vjedhjes.

 

Ai tha se nëse policia nuk I gjen personat që e lanë në rrugë të vëllain e tij atëherë do t’I gjejë vetë familja.

 

I pyetur në lidhje me rolin e Admirit në grabitje, Cen Murataj theksoi se ai nuk është organizatori por thjesht një vegël.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë