Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka reaguar sot në lidhje me kontratën 6 milion dollarëshe të Partisë Demorkatike me kompaninë e lobingut në Amerikë. Gjatë një komunikmi me mediat, Celibashi dha afatet për dorëzimin e raportit financiar të koalicioneve politike në KQZ.
Celibashi: Partitë politike kanë detyrim që të depozitojnë në KQZ të ardhurat dhe shpenzimet jo më vonë se data 31 mars e vitit pasardhës. Kurse koalicionet jo më vonë se 60 dit nga shpallja e rezultatit zgjedhor. Kjo përfshin edhe Aleancën për Shqipërinë Madhështore, përfundon jo më vonë se 60 ditë nga shpallja e rezultatit. Nuk ka detyrim në këto momente që t’i dorëzojë të ardhurat dhe shpenzimet si subjekt zgjedhor dhe që do të thotë se nuk e kemi këtë kontratë dhe nuk ka as detyrim, sikurse thuhet se ‘pse nuk është kërkuar kjo kontratë nga ne’. Por në momentin që do e kemi, do japim shpjegimin tonë për këtë kontratë.
Celibashi u ndal edhe te shpërndarja e zarfeve me postë në diasporë pas problematikave të hasura nga operatori postar, kryesisht në shtetin grek.
Celibashi: Presim që kompania postare të shpërndajë të gjitha fletët e votimit, zarfet. Kanë mbetur edhe 30 mijë fletë votimi e pak për t’u shpërndarë, ka gati edhe 2 javë kohë dhe presim që të shpërndahen.
Sa i takon deklarimit të votës në rrjetet sociale nga disa emigrantë, Celibashi u shpreh se kjo i takon SPAK, Prokurorisë dhe Task-Forcës, për të gjitha hetimet që kryehen, ndërsa njoftoi se në ditët në vijim mund të ketë raste konkrete për t’i bërë publike./vizionplus.tv





