Pak ditë pasi Gjykata certifikoi rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, komisioneri Ilirjan Celibashi vlerësoi se procesi i 11 majit plotësonte standardet e një vendi kandidat për në Bashkimin Evropian.
Në një komunikim me gazetarët, Celibashi shmangu vlerësimin me një notë specifike për zgjedhjet, duke venë në dukje se ai do te pranojë notën që do të vendosë misioni i ODIHR në raportin përfundimtar.
Lexo edhe :
“Përtej çdo problematike, mendoj se këto zgjedhje janë zgjedhje të cilat i bën një vend kandidat për në BE”, tha Celibashi.
Celibashi komentoi edhe kritikën më të fortë të ODIHR për 11 majin, dhe konstatimin e vëzhguesve se partia në pushtet shfrytëzoi gjerësisht burimet shtetërore.
Keu i KQZ shpjegoi edhe efektet e Task Forcës me SPAK-un në zgjedhjet e 11 majit.
“Mendoj se përtej kriticizmit dhe sarkazmës që ndonjë përfaqësues politik ka përdorur për këtë bashkëpunim, jam i bindur se ka qenë bashkëpunim i suksesshëm”, tha kreu i KQZ.
Celibashi pranoi se ka pasur komisioner që kanë shkelur ligjin e numërues që kanë kane deformuar votën e qytetarëve.
Komisioneri shtetëror i zgjedhjeve Celibashi listoi një sërë çështjesh që duhet të adresojë Reforma e re Zgjedhore për të garantuar standarde më të larta në proceset e ardhshme elektorale./vizionplus.tv






