Presidenti i Uefa-s, Aleksander Ceferin bëri të qartë se kupat e Europës do të mbyllin sezonin  në muajin gusht.Gjatë një interviste të dhënë për rrjetin e njohur televiziv beIN Sports, slloveni Ceferin konfirmoi se nuk do ka asnjë lëkundje nga plani I Uefa-s që champions dhe europa league të rikthehen në muajin gusht për të mbyllur sfidat e mbetura të dieleve me eleminim direkt që u ndërprene në muajin mars si pasojë e situatës nga Covid-19.

“Përjashto rikthimin e ndonjë situatë shumë të rëndë, kupat e europës do të mbyllen në muajin gusht. Kjo gjë vlen edhe për klube si PSG dhe Lion. Nuk e di nëse është e drejte që ekipe të ktij niveli të rrinë pa aktivitet deri në gusht. Megjithatë ky nuk është problem i Uefa-s, është i tyre.

Kreu I qeverisë së futbollit europian u shpreh besimplotë se 80% e kampionateve do të mbyllen rregullisht ndonëse kjo gjë tha Ceferin është një vendimarrje e qeverive të vendeve. Por ai paralajmëroi klubet duke thënë se kush do të marrë pjesë në Europë duhet të luajë ndeshje kualifikuese duke nisur nga muaji korrik.

“Mendoj se shumica e ligave do të mbyllen rregullist, ndoshta 80% e tyre. Kush nuk e bën është një zgjedhje autonome. Por duhte te sqarojmë dicka. Kush nuk e mbyll sezonin duhet të luajë ndeshje kualifikuese nëse dëshiron të luajë në Kupat e Europës sezonin e ardhshëm. Pa ndeshje kualifikuese nuk ka Champions apo Europa League.

Aleksandër Ceferin pohoi se situate në tërësi nga Covid-19, të paktën me llogarite aktuale nuk pritet të influencoje shumë kalendarin e kupave të europës për sezonin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *