Subscribe

Mbi 6 mijë raste të reja me kancer diagnostikohen çdo vit në Shqipëri. Kanceri i mushkërive dhe i gjirit kryeson në shifrat e të prekurve, ndërsa nuk mbeten pas edhe rastet tumorale të lëkurës. Këtë bilanc, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e publikoi gjatë prezantimit të Programit Kombëtar 10-vjeçar për Kontrollin e kancerit.

 

OGERTA MANASTIRLIU

MINISTRE E SHENDETESISE DHE MBROJTJES SOCIALE

 

Mbi 6 mijë raste të reja me kancer identifikohen çdo vit në vendin tonë. Sëmundjet kanceroze të diagnostikuara më shpesh në Shqipëri janë kanceri i mushkërive dhe kanceri i gjirit. Kanceret e lëkurës, megjithëse me rrezikshmëri më të ulët, janë gjithashtu shumë të shpeshta. Këto 3 kategori sëmundjesh tumorale përbëjnë së bashku pothuaj 40% të të gjitha rasteve të reja të raportuara çdo vit nga sistemi shëndetësor.

 

Ky program do të përfshijë për herë të parë financimin e vaksinës për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës.

 

Fokusi në këtë 10 vjeçar do të jetë rritja e mbulesës së përqindjes së grave që bëjnë këtë ekzaminim, e cila është jetëshpëtuese për çdo grua. Një tjetër komponent në këtë program që ne duam që ta jetësojmë në 3-vjeçarin e ardhshëm, është përfshirja e vaksinës HPV në programin tonë kombëtar. Besoj që me këtë, do t’i japin edhe një nivel të ri të gjithë sistemit të parandalimit primar.

 

Shtrimet në spital në sistemin shëndetësor publik nga sëmundjet kanceroze dhe tumorale kanë ardhur në rritje të vazhdueshme si për meshkujt edhe për femrat. Sëmundjet tumorale mbeten shkaku i dytë më i shpeshtë i fataliteteve, duke shkaktuar rreth 16% të vdekjeve çdo vit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *