Subscribe

“Cavalleria Rusticana” sjell në skenën e Teatrit kombëtar të Operës dhe Baletit jetën e viteve 1900 në një fshat të Siçilisë. Historia e pamundur e dashurisë së një çifti nga e cila lindin intrigat tradhtia dhe hakmarrja vjen e realizuar si melodramë me një akt.

 

Mes një kasti të gjerë solistes, kori dhe orkestre pjesë e shfaqjes do të jetë dhe solistja italiane Concetta Pepere.

 

 

CONCETTA PEPERE
SOLISTE ITALIANE

 

“Ndihem si në shtëpi pasi këtu shumica flasin italisht. Në vendin tuaj vë re një profesionalizëm të lartë si nga ana e orkestrës, regjisë dhe çdo pjesëtar i shfaqjes. Vendet tona përveç afërsisë gjeografike  ato kanë ngjashmëri dhe në art e në kulturë. Opera funksionon njësoj si te ju dhe te ne, është e njëjta rutinë e njëjta frymë, provat.”

 

Ndonëse e ndajnë vetëm pakë ditë nga premiera tenori Armaldo Kllogjeri, e sheh rolin si një sfidë në karrierën e tij.

 

 

ARMALDO KLLOGJERI
TENOR

 

“Për mua është roli më i vështirë i gjithë karrierës sime. Unë e ndiej veten dhe komod se kuptohet që dramaticiteti nuk është nga fillimi në fund, por te dueti që kam është një emocion i dyfishtë sepse aty ndiehem dhe nga ana vokale më mirë.”

 

 

“Cavalleria Rusticana”,vjen me regji të Nikolin Gurakuq

 

 

Shfaqja ngjitet ne skene në datat 30 Shtator, 1 dhe 2 Tetor ora 20:00, në teatrin e Operës dhe Baletit.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *