Subscribe

Një ditë pas vrasjes mafioze të avokatit Ravik Gurra në zemër të Elbasanit, oficerë të krimeve të rënda kanë shoqëruar për të marrë në pyetje mbi 20 persona, mes të cilëve edhe pjesëtarë të fisit Çapja.

Dëshmitë i dhanë edhe dy miqtë e avokatit, të cilët ndodheshin në të njëjtën tavolinë, në momentin e krimit. Por, ata nuk kanë dhënë shumë detaje që do të ndihmonin policinë në identifikimin e autorit.

Për të zbardhur sa më parë ngjarjen, policia sekuestroi edhe pamjet e dy kamerave të sigurisë së lokalit, por asnjëra prej tyre nuk ka mundur të fiksojë lëvizjet e vrasësit.

Pas ngjarjes, agresori u largua me një automjet tip Benz, të cilit iu flaka pranë Bradasheshit.

Në hetimet për ngjarjen e rëndë po asistojnë edhe oficerë të drejtorisë së përgjithshme, ndërsa pista kryesore e vrasjes, është ajo për shkak të detyrës.

Ravik Gura ka një karrierë 10 vjeçare si avokat. Ai ka pasur në duar disa nga dosjet më të nxehta, si ajo e fisit Çapja në Elbasan, apo edhe mbrojtësi ligjor i Emiljano Shullazit, dosja e të cilit tashmë ndodhet në apel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *