Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
11 June 2026
Vizion fokus

Dita e 12-të e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin...

Kishte fshehur drogë pas radios së makinës, arrestohet shqiptari...

Tragjedi në Holandë, makina përplas grupin me fëmijë gjatë...

Bylykbashi: Sot ne duhet patjetër të zhbëjmë këtë antisistem...

Irani mbyll plotësisht Ngushticën e Hormuzit

Lamallari: Drejtësi për Dëshmorin e Atdheut Enea Mekolli, jo...

Shefi i NATO: SHBA mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj...

Ende asnjë gjurmë e Eglant Koçit, policia vijon kërkimet...

“Do ta godasim shumë fort Iranin sonte”, Trump: Do...

Serbia u jep shtetësi rusëve të sanksionuar nga SHBA-ja...

Calafiori “ndez” sfidën me Gjermaninë: Ata janë arrogantë, por ne i ulim me këmbë në tokë

19 Mars 20:06

Itali-Gjermani po afrohet dhe Riccardo Calafiori mezi pret ta luajë këtë ndeshje.

Në prag të përballjes çerekfinale të Nations League (nesër ora 20:45), lojtari i kombëtares italiane foli në konferencë për sfidën kundër ekipit të Nagelsmann, duke lëshuar një mesazh sfidues ndaj gjermanëve:

“Nuk do të jetë kurrë një ndeshje si të tjerat. Nuk e di saktësisht çfarë ndeshjeje të pres, si ne ashtu edhe ata kemi disa mungesa. Është një test i rëndësishëm, sigurisht që duam të fitojmë për të kaluar në fazën finale të Nations League.”

Ku vuajnë gjermanët kur përballen me Italinë? Nuk e di se shumë gjëra kanë ndryshuar me kalimin e viteve, ndoshta ata kanë pasur pak arrogancë, atë ndjenjën e epërsisë, por ne i kemi sjellë përsëri në tokë.

Por çdo ndeshje është një histori më vete, ne jemi të përulur dhe mendojmë vetëm të japim maksimumin,”.

Një ndeshje që, sipas mbrojtësit të Arsenalit, ka shumë rëndësi dhe mund të japë përgjigje për ecurinë e Italisë pas dështimit në Euro 2024:

“E di që kemi nisur një cikël të ri dhe po ndihemi mirë: ekipi është i ri, jemi të bashkuar, disa prej nesh njihen prej kohësh. Mendoj se në fushë është parë një ndryshim krahasuar me Evropianin.

Është normale të kesh ngarkesë psikologjike në një turne si ai. Sipas meje, e kemi pranuar goditjen që morëm, dhe ndeshja e parë kundër Francës ishte thelbësore. Kemi përmirësime të mëdha, dhe ndeshja e nesërme është një test i rëndësishëm për të parë ku jemi.”

Duke folur për Evropianin, është e pamundur të mos mendohet për atë aksion që çoi në golin e Zaccagni-t në minutat e fundit kundër Kroacisë:

“Ishte një emocion i jashtëzakonshëm, ndoshta më i madhi që kam përjetuar ndonjëherë në karrierë, për atë që kishte ndodhur më parë dhe për rëndësinë që kishte ai gol.

E kam parë atë moment shumë herë, dhe ajo që më emocionon ende janë pamjet në ekranet e mëdha: është një ndjenjë që i përket vetëm kombëtares, diçka që nuk e përjeton me një klub.

Nuk më kujtohet çfarë po mendoja në atë moment, e dija që ishte aksioni i fundit dhe dhashë gjithçka. Edhe Mattia shënoi një gol jo të zakonshëm, të vështirë dhe shumë të rëndësishëm.

Posted Under:
Anash Sport
Tagged:
arrogante calafiori Gjermania Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Dita e 12-të e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, do të marshojnë drejt Kryeministrisë

më shumë...

Kosova në pritje të formimit të qeverisë, partitë politike të qarta për koalicionet!

më shumë...

Kishte fshehur drogë pas radios së makinës, arrestohet shqiptari në Itali

më shumë...

Tragjedi në Holandë, makina përplas grupin me fëmijë gjatë ekskursionit me biçikleta, tre viktima

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

6:18

Dita e 12-të e protestës, qytetarët mblidhen...

6:17

Kosova në pritje të formimit të qeverisë,...

5:52

Kishte fshehur drogë pas radios së makinës,...

5:37

Tragjedi në Holandë, makina përplas grupin me...

5:25

Bylykbashi: Sot ne duhet patjetër të zhbëjmë...

5:12

Irani mbyll plotësisht Ngushticën e Hormuzit

5:06

Parashikimi i motit për ditën e premte

5:02

Lamallari: Drejtësi për Dëshmorin e Atdheut Enea...

4:42

Matura 2026/ Publikohen rezultatet e e provimit...

4:19

Shefi i NATO: SHBA mbetet plotësisht e...

3:45

Këto janë shenjat që tregojnë mungesën e...

3:29

Grupi i Vlorës mbetet në qeli, Gjykata...

3:24

Aksion për hapësirat publike në Vlorë, prishen...

3:12

Sot gjysmëfinalja e “Ferma VIP 3”, konkurrentët...

3:09

Ende asnjë gjurmë e Eglant Koçit, policia...

3:00

Raporti i OKB: Puna po vret 840,000...

2:57

“Do ta godasim shumë fort Iranin sonte”,...

2:50

Serbia u jep shtetësi rusëve të sanksionuar...

2:25

Hëna e Re sjell shumë ndryshime për...

2:16

Parlamenti debat për “Zvërnecin”, shumica dhe opozita...

Më të klikuarat

  • SHBA i heq “non gratën” Sali Berishës
  • Hëna e Re sjell shumë ndryshime për këto shenja! Parashikimi...
  • Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën shoferi
  • Rama akuzon Iranin për protestat: Qeveria e Ajatallohëve të...
  • Përplasje e ashpër në Kuvend/ Balla: Djali i xhaxhait të Sh...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.