E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Cakaj telefonatë me homologun japonez: Më shumë investime japoneze në Shqipëri

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një bisedë telefonike me Ministrin e Shtetit për Punët e Jashtme të Japonisë, Kenji Wakamiya.

Në fokus të bisedës ishin masat që duhet të ndërmerren për shtimin e bashkëpunimit ekonomik dhe sjelljen e më shumë investimeve japoneze në Shqipëri.

Sipas Cakaj, rritja e komunikimit të lartë politik duhet të përkthehet edhe në një rritje cilësore të ndërveprimit ekonomik.

Reklamë

Prandaj, homologët shprehën gatishmërinë për vijimin e vizitave të larta ndër-shtetërore, sapo të lehtësohen masat e imponuara nga pandemia.

“Vlerësuam shumë pozitivisht bashkëpunimin dypalësh dhe u pajtuam për t’i dhënë mbështetjen njëra-tjetrës në një varg nismash ndërkombëtare.” – u shpreh Cakaj në një reagim në Facebook.

Cakaj i shprehu mirënjohjen qeverisë japoneze për ndihmën e vyer dhënë Shqipërisë në procesin e rindërtimit pas tërmetit dhe luftën kundër pandemisë COVID-19.

Vazhdo të lexosh

Reklamë