Ministri në Detyrë i Jashtëm, Gent Cakaj ka takuar gjatë vizitës së tij në Washington përfaqësuesin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer dhe Philip Reeker.

Përmes një postimi në “Facebook”, Cakaj tha se në takim u diskutua hollësisht për domosdoshmërinë e plotësimit sa më shpejt të të gjitha detyrimeve për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, punën e përbashkët në kuadër të OSBE-së dhe lidhur me përpjekjet e Shqipërisë për të siguruar ulësen e anëtarit jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit 2022-2023.

“Marrëdhëniet e fuqishme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të një rëndësie të pazëvendësueshme e me një vlerë të patjetërsueshme për Shqipërinë”, shtoi Cakaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *