Subscribe

Ministri i Punëve të Jashtme çeke, Tomas Petricek deklaroi se vendi I tij është pro çeljes së negociateve për Shqipërinë në qershor.

 

Në konferencën e përbashkët të mbajtur me ministrin në Detyrë të Punëve të Jashtme, Gent Cakajn, Petricek njoftoi gjithashtu se ka ndërmarrë një sërë takimesh me homologët e vendeve të BE për t’I bindur që të mbështesin çeljen e negociatave për Shqipërinë.

 

Ministri Jashtëm çek, theksoi gjithashtu se ka ardhur koha që BE të mbajë premtimin e dhënë ndaj Shqipërisë.

 

“Kam biseduar me një sërë partnerësh dha jam përpjekur që tjua bëj të ditur rëndësinë që ka marrja e një vendimi pozitiv për popujt e këtyre vendeve sepse ka një mbështetje të konsiderueshme për BE nga popullsia në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëria. Zgjerimi ka dy anë  ku duhen përmbushur premtimet. Duhen përmbushur dhe premtimet tona. Në aspektin praktik kam përmendur faktin se Shqipëria ka ndërmarrë një sërë reformash sidomos në gjyqësor dhe se detyrat që i kemi caktuar Shqipërisë për të bërë në pjesën më të madhe janë realizuar prandaj dhe parakushti për çeljen e negociatave është përmbushur.”

 

Petricek tha më tej se në në muajin prill do të zhvillojë një takim në Francë ku do të kërkojë që presidenti Macron të ndryshojë mendim për çeljen e negociatave.

 

Ndërkohë nga ana tjetër ministri në Detyrë i Puneve te Jashtme, Gent Cakaj theksoi se vendi do të vijojë të përmbushë reformat me qëllim që në qershor të marrë një përgjigje pozitive për integrimin.

 

“Për ne është e rëndësishme të vazhdojmë axhendën pozitive të reformave dhe të mbesim shpresëplotë që vendet anëtare të BE-së do i përgjigjen pozitivisht progresit të ndërmarrjeve në Shqipëri gjatë kësaj periudhe. Ne mbesim komuniteti më pro europian në rajon.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *