Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, priti në takim Drejtorin e Zyrës së Sigurisë së NATO-s, Donald Gonneville.

 

Në fokus të bisedimeve të takimit ishte rëndësia e unitetit të Aleancës përballë çështjeve si terrorizmi apo kërcënimet hibride.

 

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ministri Cakaj u shpreh se përmbushja e këtij synimi kërkon angazhim të shtuar të gjithë vendeve anëtare të Aleancës.

 

“Shqipëria do të arrijë objektivin e përcaktuar në Samitin e Brukselit për ndarjen e 2% të GDP-së për shpenzimet në fushën e mbrojtjes deri në vitin 2024.”, shkruan Cakaj.

 

Në përmbyllje të takimit kryediplomati shqiptar i konfirmoi Donald Gonneville se Shqipëria do të përqafojë përmbajtësisht çdo vlerë të Aleancës dhe do të mbetet një prej kontribueseve më madhore brenda saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *