Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook, në përkujtim të masakrës së Reçakut, 21 vite më parë.

 

“Njëzetë e një vite më parë, forcat serbe vranë mizorisht 45 civilë shqiptarë, pleq, gra e burra e të mitur. Kjo ngjarje jo vetëm tronditi fort ndërgjegjen e gjithë botës demokratike, por edhe përshpejtoi ndërhyrjen politike e ushtarake të NATO-s në Kosovë.”– u shpreh Ministri në Detyrë Cakaj.

 

Gjithashtu, ai theksoi se duke kujtuar masakrën e Reçakut, ne kujtojmë edhe rrugëtimin drejt pavarësisë së Kosovës nëpërmjet fushatave më të shëmtuara të spastrimit etnik dhe gjenocidit.

 

“Njëzetë e një vjet më vonë ende kujtojmë nevojën për vënie para drejtësisë të frymëzuesve politikë dhe zbatuesve ushtarakë e spastrimit etnik dhe veprimeve gjenocidiale në Kosovë.”- përfundoi statusin e tij Cakaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *