Tërmeti i rënë mëngjesin e sotëm ka shkaktuar dëme materiale edhe në Bashkinë e Matit, por fatmirësisht pa viktima. Familja e Xhelal Barçit nga fshati Frankth i Njësisë Administrative Komsi në Bashkinë e Matit që prej orës 4 të mëngjesit të sotëm po qëndron jashtë për shkak të dëmtimit të banesës nga tërmeti. Tetë anëtarët e kësaj familjeje refuzojnë të hyjnë në banesën e tyre për shkak se ajo nuk ka asnjë siguri për ta.

Banesa tre katëshe ka pësuar dëmtim të madh në konstrukt duke bërë që të mos ketë asnjë siguri qëndrimi brenda saj.  Xhelal Barçi thotë se momenti i rënies së tërmetit ka qenë një tmer dhe se nuk kanë mundur të dalin jashtë. Ai refuzon të kthehet në banesë pasi përbën rrezik.

Edhe e zonja e shtëpisë, Xhemile Barçi thotë se është hera e parë që ndjen një tërmet të tillë. Sipas saj, qëndrimi në banesë është i rrezikshëm ndërsa kanë mundur të nxjerrin vetëm pak orendi shtëpijake jashtë.

Ndërkohë grupet e emergjencave civile po bëjnë të gjitha verifikimet e raportimeve nga banorët. Ende nuk ka një numër të saktë të banesave të pabaueshme në Bashkinë e Matit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *