Subscribe

Ngritja e kësaj çadre përpara Bashkisë së Shkodrës, ka sjellë një përplasje mes policisë së shtetit dhe punonjësve të bashkisë. Në momentin qe punonjësit e bashkisë kanë vendosur materiale e para, kanë mbërritur forcat e policisë, të cilët kanë tentuar të bllokojnë ngritjen e çadrës. Pasi pasdite në të njëjtin vend, do të mbahet dhe takimi elektoral i kryeministrit Rama.

 

Përfaqësues të PS pretenduan se behet fjale për një provokim te bashkisë. Për incidentin ka reaguar dhe kryebashkiakja Voltana Ademi, e cila i është drejtuar kryeministrit Rama, duke i bere te ditur se rruga do të jetë e lirë gjatë mitingut.

 

Ademi pretendoi se policia ka ndërhyrë në mënyrë të paligjshme, për të mos lejuar zhvillimin e aktivitetit. Pas debateve, uniformat u larguan dhe lejuan ngritjen e çadrës, e cila ka qëndruar përpara bashkisë deri ne orën 13:00.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *