Ish deputeti i PD, Oerd Bylykbashi shkruan se që prej kësaj të dielë, “gjendja e ‎fatkeqesise natyrore” është antikushtetuese pasi Parlamenti nuk mund ta zgjasë këtë gjëndje për më shumë se 1 muaj.

Qe nga e diela sotme e Fiter Bajramit, “gjendja e ‎fatkeqesise natyrore” dhe masat e jashtezakonshme te Kryeministrit Edi Rama jane ANTIKUSHTETUESE. Mbajtja e ketyre masave pertej 23 majit nuk ka vlere kushtetuese  sepse Parlamenti nuk mund ta zgjaste gjendjen e fatkeqesise natyrore me shume se nje muaj pa nje vendim te ri.Kufizimi i LIRISE SE LEVIZJES se shqiptareve  dhe te gjitha lirive te tjera nga Kryeministri Rama, qe nga dita e sotme 24 maj, ‎e ne vazhdim eshte antikushtetues.

Bylykbashi shton se në 23 maj qeveria duhet të kishte kërkuar nga parlamenti shtyrje të re të “gjëndjes së fatkeqësisë natyrore”.

Qeveria duhej te kerkonte shtyrje te re 30 ditore me 23 maj, te raportonte ne Parlament per masat e ndermarra nga 24 prilli ‎deri me 23 maj, te deshmonte sa efikase ishin ato dhe pse duhej zgjatur edhe me 30 dite te tjera gjendja e fatkeqesise natyrore dhe kufizimi i lirive. Kjo eshte arsyeja e afatit kushtetues 30 ditor, llogaridhenia e qeverise dhe jo tekat e Rames ne 22.00 te nates ne Facebook. Parlamenti ka detyrimin qe t’ju mbroje te drejtat nga qeveria por harrojeni qe ky Parlament si shtupe lecke ne duart e Edi Rames t’ju mbroje.Statistikat e Covid 19 nuk justifikojne rrembimin dhe dhunimin e te drejtave tuaja nga Edi Rama.

Jo vetëm kaq, por Bylykbashi I bën apel qytetarëve që të refuzojnë distancimin social sipas tekave të Ramës, të cilat, shton ish deputeti i PD, kufizojnë lirine e njerezve.

Qytetare, refuzoni qe “distancimi ‎social” i neuroneve te Kryeministrit dhe pamundesia e tyre per t’u takuar me njeri-tjetrin ne mendime logjike e racionale ne interesin tuaj, te dhunoje LIRINE TUAJ TE LEVIZJES‎! Rimerrni te drejtat dhe lirite tuaja!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *