Përfaqësuesi i PD-së për reformën zgjedhore, Oerd Bylykbashi akuzon kryeministrin Edi Rama se ka dhunuar standardet demokratike për zgjedhjet.

 

Ish-deputeti tha se produkti zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017 është Parlamenti i sotëm i dalë nga votat e blera. Bylykbashi është në një takim me përfaqësues diplomatikë të vendeve të BE, Britanisë së Madhe, Zvicrës, SHBA, OSBE dhe ODIHR.

 

“Zgjedhjet kanë arritur nivelet më të ulëta në raport me standardet e OSBE. Nëse në 2009 zgjedhjet arritën shumicën dërrmuese të standardeve të OSBE, nga 2015-2019 raportet e ODIHR kanë si shqetësim prioritar shkeljen e standardeve bazë: lirisë dhe sekretit të votës, shitblerjen e votës, lirinë nga frika e ndëshkimit, ndarjen e shtetit nga partitë dhe fushën e barabartë të lojës. Produkt i këtyre standardeve të dhunuara është parlamenti i dalë nga votat e blera dhe të dhunuara ne 2017 dhe pushteti vendor i emëruar nga Kryeministri në të gjitha bashkitë, emërim i ratifikuar me votim monist. Legjitimiteti i parlamentit dhe pushtetit vendor, dy mbajtësve të përfaqësimit demokratik me votë, nuk është thjesht i minuar, ai thjesht nuk ekziston.”

 

Ndër të tjera, Bylykbashi shtoi se mos ekzistenca i Gjykatës është rënie e shtetit të së drejtës.

 

“Parimet që kanë dështuar në zgjedhje janë parime kushtetuese. Dhunimi i tyre masiv, në çdo vend normal do të çonte në anulim te zgjedhjeve ‎nga Gjykata Kushtetuese dhe sistemi gjyqësor. Por në Shqipëri asnjë gjykatë nuk ekziston apo nuk është e lire nga presioni. Këtë e thotë ODIHR. Rënia e kësaj garancia nuk është vetëm rënie e shtetit të së drejtës, por e demokracisë përmes zgjedhjeve.” 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *