Anëtari i Kryesisë së PD, Oerd Bylykbashi I është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me deklaratat e bëra prej këtij të fundit në Durrës këtë të premte.

 

Në një postim në “Facebook”, Bylykbashi I kërkon Ramës që të mos bëhet jurist dhe t’i lërë armët e pushtetit dhe të dal në zgjedhje me opozitën si I barabartë.

 

Duke I kujtuar zgjedhejt e 2009 e të 2011 ish-deputeti PD e akuzon kryeministrin se ka ardhur në pushtet përmes bandave.

 

“Eh mer artist! Paska fol artisti nga Tirana. O artist, te kujtohet 2009 kur thoje: Si ma hodhe qe mblodhet me shume vota me koalicion? I madh ishe, kujtoje se koalicioni i madh duhej vetem per kohe televizive. Koalicioni mblodhi vota, jo kriminelet qe mbledh ti. Po 2011 kur te nxorem nga zyra te kujtohet? Te prishem planet e kullave. Madje doje te zhdukje edhe ato 300 votat qe socialistet kishin hedhur per ty por i kishin hedhur ne kutite e gabuara. Ti nuk doje te numeroheshin edhe votat e tua, i bere hasha, se doje te shpalleshe fitues patjeter vetem me 10 votat e rezultatit paraprak. Ne ti gjetem ne kuti, i numeruam per ty nje per nje. Dhe ti humbe. Kur je artist mos bej si jurist! Hidhi armet qe te jep pushteti, leri bandat dhe dil ne shesh barabarte dhe te shohim si iken duke kuisur. He artist, ashtu e sheh sa te vlejne bojrat e ujit qe mban mbi tryeze!”

 

 

 

 

 

 

DASHKADRIU DHE RAMËZIU

Pas Kadrijve e Eurokadrijve, i erdhi rradha DashKadriut të shprehë realitetin e zi të Shqipërisë.

Nuk e kam fjalën për Dash Kadriun, komshiun tim të urtë që nga mllefi për ikjen e fëmijëve larg, për papunësinë e mjerimin që e ka pllakosur, nuk le llaf pa thënë lart e poshtë, për Ramën e Rilindjen.

E kam fjalën për DASH të SHBA, raporti i të cilit konsiderohet si skaneri më i saktë dhe i pakundërshtueshëm i një qeverisje.

Dhe ky raport e konsideron qeverinë shqiptare si:

– Të korruptuar në të gjitha nivelet

– Të paaftë të luftojë krimin e organizuar

– Që e ka shndërruar Shqipërinë e vogël në një nga lavatricet më të mëdha të pastrimit të parave të pista

– Që e ka shndërruar vendin në depon më të madhe tranzitore të narkotikëve

Pas kësaj, Ramëziut i shtohet, me shpejtësinë e ligjërimit të tij të shfazuar dhe një Kadri, por po i shkurtohen ditët e pushtetit me shpejtësinë e erës…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *