Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
28 August 2026
Vizion fokus

Zjarr masiv pranë stadiumit Wembley në Londër, shtëllungat e...

Përplasje për buxhetin e BE-së, gjashtë vende kërkojnë reduktimin...

Trashëgimtar i fronit, kush është Haakon VIII Mbreti i...

Takimi i Ramës me drejtuesit politikë dhe ministrat, ja...

Trump firmos urdhrin për ndryshimin e emrit të Liqenit...

Tragjedi në Spanjë, çifti gjendet i vdekur në xhakuzi,...

Rreth 370 fëmijë palestinezë mbahen në burgjet izraelite

Vrau gruan shtatëzënë, ndërron jetë në spital 26 vjeçari

Trump hedh poshtë pretendimet për ndonjë sulm rus kundër...

Eklipsi mahnit botën, “Hëna e përgjakur” jep pamje spektakolare...

Bylykbashi dhe Kaso takim me misionin e OSBE/ODHIR: Mazhoranca ka marrë peng demokracinë dhe votën në Shqipëri

5 Dhjetor 19:21

Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi dhe Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Ivi kaso, pritën në një takim në selinë blu përfaqësuesit e misionit të OSBE/ODIHR dhe Asamblesë Parlamentare të OSBE për vlerësimin e situatës parazgjedhore në Shqipëri.

Gjatë takimit u theksua se rekomandimet e OSBE/ODIHR janë radiografia më e mirë e shkeljes brutale të standardeve ndërkombëtare dhe kushtetuese për zgjedhje demokratike.

Siaps përfaqësuesve të PD shitblerja e votës, përdorimi i shtetit nga PS për të ushtruar presion ndaj zgjedhësve, bashkëpunimi i politikës, shtetit dhe krimit të organizuar, cenimi i lirisë dhe sekretit të votës që janë shqetësime madhore të OSBE/ODIHR, tashmë reflektohen me shqetësim edhe në rezolutat e ashpra të CDI dhe EPP ku stampohet imazhi i narko-shtetit.

Postimi i Bylykbashit:

Sot takuam në Selinë e PD-së misionin e OSBE/ODIHR dhe Asamblesë Parlamentare të OSBE për vlerësimin e situatës parazgjedhore në Shqipëri.

Bashkë me Sekretarin për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore z. Ivi Kaso dhe përfaqësuesin ligjor të PD-së në KQZ, z. Franc Nuri, paraqitëm tablonë e plotë të situatës së rënduar politike, institucionale dhe parazgjedhore. Vend të veçantë zuri përpjekja e Edi Ramës për të shkatërruar opozitën, duke marrë peng për dy vjet vulën dhe simbolet e PD dhe duke mbajtur në arrest antikushtetues liderin e opozitës Prof. Dr. Sali Berisha dhe përndjekur politikisht drejtues dhe deputetë të partive të opozitës vetëm 5 muaj para zgjedhjeve.

Theksuam se rekomandimet e OSBE/ODIHR janë radiografia më e mirë e shkeljes brutale të standardeve ndërkombëtare dhe kushtetuese për zgjedhje demokratike. Shitblerja e votës, përdorimi i shtetit nga PS për të ushtruar presion ndaj zgjedhësve, bashkëpunimi i politikës, shtetit dhe krimit të organizuar, cenimi i lirisë dhe sekretit të votës që janë shqetësime madhore të OSBE/ODIHR, tashmë reflektohen me shqetësim edhe në rezolutat e ashpra të CDI dhe EPP ku stampohet imazhi i narko-shtetit.

Bllokimi i reformës zgjedhore dhe i adresimit të rekomandimeve të OSBE/ODIHR nga PS, përpjekjet për të penguar votën e emigrantëve, kontrolli politik mbi KQZ dhe gjykatën, angazhimi i krimit të organizuar në zgjedhjet e ardhshme, mosveprimi i SPAK dhe prokurorisë së zakonshme kundër krimeve zgjedhore etj, përbëjnë shqetësime serioze me të cilat opozita do të përballet frontalisht. Në këtë kuadër, kërkuam që OSBE të sjellë një mision vëzhgimi sa më të madh për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, si kontribut dhe shenjë e vëmendjes ndërkombëtare për zgjedhje demokratike në vend.

Posted Under:
Politike
Tagged:
bylykbashi OSBE Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Takimi i Ramës me drejtuesit politikë dhe ministrat, ja ku pritet të zhvillohet mbledhja

më shumë...

PD mbledh Këshillin Kombëtar/ Berisha: Partia duhet të modernizohet, të përgatitemi për zgjedhjet

më shumë...

Tension para Kryeministrisë, protestuesit përplasen mes njëri-tjetrit

më shumë...

Berisha: Rama në pikën më të dobët, sondazhet e nxjerrin shumë poshtë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

3:29

Zjarr masiv pranë stadiumit Wembley në Londër,...

3:15

Përplasje për buxhetin e BE-së, gjashtë vende...

2:58

Braktisen fshatrat e Oparit në Korçë, krahina...

2:38

Zjarr në pyje dhe kullota në Plovisht...

2:01

Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta...

1:55

Gjendet një kufomë e dekompozuar pranë grykëderdhjes...

1:36

Lëndë plasëse e lidhur me telefon në...

1:32

5-vjeçari bie nga tarraca e banesës në...

1:27

Pse varësia nga rrjetet sociale po bëhet...

1:05

Kanosi me armë policët gjatë operacionit për...

12:48

Pas gjyqtarëve, KLP vendos për rritjen e...

12:17

Trashëgimtar i fronit, kush është Haakon VIII...

11:55

Takimi i Ramës me drejtuesit politikë dhe...

11:53

Trump firmos urdhrin për ndryshimin e emrit...

11:49

Tragjedi në Spanjë, çifti gjendet i vdekur...

11:23

Kërkohej nga Norvegjia dhe Shqipëria, arrestohet 28-vjeçari...

11:19

Rreth 370 fëmijë palestinezë mbahen në burgjet...

11:03

Vjehrri denoncon nusen e djalit për dhunë,...

10:55

Publikimi i fotove të Ergys Agasit pas...

10:41

Vrau gruan shtatëzënë, ndërron jetë në spital...

Më të klikuarat

  • E rëndë në Klos, 35-vjeçari hidhet nga Ura e Vashës, mesazhi...
  • Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën...
  • 5 vite pas shpalljes “non grata”, Berisha udhëton për herë t...
  • Publikimi i fotove të Ergys Agasit pas arrestimit, pezullohe...
  • I nxehti largohet në shtator, sinoptikanët: Pritet rënie gra...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.