Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
23 April 2026
Vizion fokus

Detaje/ Plagosja me thikë në Korçë, ja si nisi...

Plagoset me thikë 15-vjeçari në Korçë

Irani e akuzon SHBA-në për shkelje të armëpushimit përmes...

Vuçiç takohet me ambasadorin amerikan në NATO, ja çfarë...

28 milionë dollarë humbje, Evropa llogarit koston e një...

20 të vdekur në Nigeri pas sulmit të Boko...

Pentagoni: Do të duhen gjashtë muaj për të pastruar...

Vizita e Ramës në Athinë, Dule: Takimi me Mitsotakis...

Si po ndikon ndërprerja e internetit në Iran tek...

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin

Buxheti/ Veliaj: Bëjmë të gjitha rrugët e lagjeve që lidhen me Unazën e Madhe; Modernizojmë transportortin urban në kryeqytet

13 Dhjetor 21:38

Në vitin 2025, Bashkia e Tiranës do të përfundojë disa investime të mëdha të nisura përgjatë këtij mandati.

Kryebashkiaku Erion Veliaj, në një dëgjesë për buxhetin e vitit të ardhshëm, deklaroi se brenda pranverës do të përfundojë terminali verior, ndërkohë që me mbarimin e punimeve në Unazën e Madhe, Bashkia e Tiranës do të nisë nyjet lidhëse me lagjet që preken nga ky investim.

Ai theksoi se në këtë mandat të tretë, Bashkia e Tiranës do të bëjë investimet më të mëdha në ujësjellës.

“Terminali Verior mbaron në pranverë, është investimi më i shpejtë për këtë vit. Pastaj vazhdojmë me historinë e stacioneve të reja të autobusit dhe Unazën e Madhe, e cila mbaron këtë fundvit, ku bashkia do të bëjë nyjet lidhëse me lagjet. Me këtë buxhet do të kemi investimet më të mëdha në Ujësjellës. Mezi pres të inaugurojmë impiantin e Bovillës, pas gjithë problematikat që kemi pasur, lidhur me sistemin e filtrimit, i cili për herë të parë e ka dyfishuar ujin që vjen i filtruar në Tiranë”, deklaroi Veliaj.

Duke u ndalur te transporti urban, ai nënvizoi se ka nisur modifikimi i të gjitha stacioneve të autobusëve, ku do të vendosen tabelat elektronike me oraret e sakta të lëvizjes.

Veliaj tha se do të synohet se tre linjat kryesore që operojnë në kryeqytet do të kenë një flotë totalisht elektrike.

“Ka filluar modifikimi i të gjithë stacioneve të autobusëve, ku do të vendosen tabelat elektronike. Qytetari ta dijë në kohë reale kur i vjen autobusi, do të ketë edhe hartën që turistët ta dinë ku të shpie linja e caktuar. Do të vijojmë përmirësimin e flotës. Në qoftë se deri tani kemi vetëm autobusë hibridë, pra miks, me karburant dhe bateri, duam të shkojmë, të paktën për 3 linjat kryesore si “Tirana e Re”, “Kinostudio” dhe “Unaza”, te 100% flotë elektrike dhe stacione totalisht të modernizuara”, deklaroi Veliaj.

Në fund, kryebashkiaku theksoi se do të ndërtohen 5 depo të reja në Ujësjellësin e Tiranës në 5 pika kodrinore të kryeqytetit, për të synuar që do të shkohet nga 18 orë në 24 orë furnizim me ujë në Tiranë.

“Për të gjithë ata që e kishin në dorë dhe nuk bënë dhe tani e kanë shumë kollaj të komentojnë ata që punojnë, kam një pyetje: Si ka mundësi që janë ndërtuar objekte pa leje brenda në impiant? Ata legalizonin brenda në impiant, ne duam ta vazhdojmë këtë energji të jashtëzakonshme për Ujësjellësin e Tiranës, duke bërë 5 depo të reja, duke qenë se Tirana tani nuk dallon më ku mbaron Kombinati dhe ku fillon Vaqarri, nuk dallon më ku mbaron Kinostudio e ku fillon Fresku dhe Thesari. Nuk dallon më ku mbaron lagjja “Rilindja”, “Astiri”, dhe ku fillon Kashari sepse po dendësohet. Kjo do të thotë që na nevojiten 5 depo të reja në 5 pika kodrinore për të shtuar presionin në Tiranë”, deklaroi kryetari i Bashkisë.

Posted Under:
Anash Politike Sociale
Tagged:
Buxheti Rruget Veliaj Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Plagoset me thikë 15-vjeçari në Korçë

më shumë...

Irani e akuzon SHBA-në për shkelje të armëpushimit përmes bllokadës detare

më shumë...

Vuçiç takohet me ambasadorin amerikan në NATO, ja çfarë diskutuan

më shumë...

28 milionë dollarë humbje, Evropa llogarit koston e një krize tjetër energjetike

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:13

Detaje/ Plagosja me thikë në Korçë, ja...

10:50

Plagoset me thikë 15-vjeçari në Korçë

10:13

Irani e akuzon SHBA-në për shkelje të...

10:06

Këto shenja Horoskopi hyjnë në një fazë...

10:00

Vuçiç takohet me ambasadorin amerikan në NATO,...

9:49

28 milionë dollarë humbje, Evropa llogarit koston...

9:44

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur stërviteni...

9:34

20 të vdekur në Nigeri pas sulmit...

9:15

Pentagoni: Do të duhen gjashtë muaj për...

9:02

SHBA reagon pas vizitës në Kosovë të...

8:57

Vizita e Ramës në Athinë, Dule: Takimi...

8:55

Si po ndikon ndërprerja e internetit në...

8:40

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin

8:30

Përplasja me Sonin, Dorina e “Spirit Voice”...

8:24

EMRAT/ Ndryshime në kupolën e Policisë së...

8:06

Scott Bessent: Nafta e sekuestruar e Iranit...

7:51

Vrasja me armë në Memaliaj, policia jep...

7:28

Rama sqaron “ngërçin” me pronat: Nuk lidhet...

7:13

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama: Hetimet...

7:13

Makina përplas motorin në Lushnjë, një i...

Më të klikuarat

  • E trishtë në Shkodër/ Kërkoi ndihmë pas lindjes së binjakëve...
  • EMRI/ Aksident i rëndë në Thumanë, humb jetën një person!
  • Përplasja me Sonin, Dorina e “Spirit Voice” i përgjigjet Jon...
  • Kush është fermeri që largohet nga Ferma Vip 3
  • Vrasja me armë në Memaliaj, policia jep detaje mbi ngjarjen!...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.