Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Rinisë dhe Fëmijëve, Bora Muzhaqi kanë prezantuar buxhetin e vitit 2022.

 

Kreu i qeverisë deklaroi se është planifikuar që të hapen qendra teknologjike, ku të rinjtë të mësojnë njohuri bazë, e që iu jep mundësi të zgjerohen në tregun global.

 

Ai bëri me dije se fillimisht do të hapen dy qendra të reja informatike në Vlorë dhe në Shkodër, ndërsa shtoi se theksoi se qëllimi është që këto qendra të shtrihen në të gjitha bashkitë brenda mandatit të tretë.

 

“Laboratorët që ne kemi në inventarët e ndërtesave nuk arrijnë dot të plotësojnë nevojën e tyre për të ofruar mjete dhe instrumente cilësore në mënyrë që mësimi i teorisë mund të kalojë në praktikë duke pasur në dorë të gjitha instrumentet e nevojshme. Laboratorët janë të varfër, puna në to bëhet me fjalë dhe jo me instrumente në dispozicion dhe instrumente në potencialin e mundshëm të tyre. Ashtu sikundër për laboratorët e informatikës janë larg së qeni të plotësojnë nevojën e domosdoshme të mësimit të informatikës me qenë një mësim aktiv dhe gjithëpërfshirës. Kështu që ne do të bëjmë një ndryshim rrënjësor të laboratorëve, do të fillojmë që në fillim të vitit të ardhshëm. Nga ana tjetër për ne është e qartë që nëse duam të kemi në Shqipëri një treg që duam të ofrojë punë shumë mirë paguar për më të rinjtë dhe një fuqi të re në funksion të zhvillimit ekonomik, duhet të investojmë në njohuritë kompjuterike më të rinjve. Është fjala për një gjuhë të re që nuk është anglisht, frëngjisht, por është një gjuhë që do të bashkojë nesër gjithë botën ndërsa sot bashkon një numër të konsiderueshëm njerëzish që punojnë në një treg që s’ka kufij. Kjo është e ardhmja. Por për ta bërë këtë të ardhme të tashme dhe për ta shtrirë kapacitetin e të rinjve në shumë më tepër se sa grupin e atyre që këtë punë e bëjnë thjeshtë me ambicien, talentin dhe vullnetin e tyre, na duhet të bëhemi aleatët tuaj në një rrugë ku hapë pas hapi të keni hapësirë dhe mundësi të përvetësoni këtë gjuhë. Nga një anë sistemi i mësimit të teknologjisë do të ngrihet në një nivel të ri, këtë do e bëjmë duke ndryshuar kurrikulën e mësimit të informatikës dhe nga ana tjetër për t’i thënë atyre që janë më të prirur se pjesa tjetër kohë, hapësirë dhe mundësi që të zhvillojnë dijet e tyre dhe pas shkolle, duke pasur qendra, apo mundësi speciale ku të marrin mësime intensive.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *