Këtë vit buxheti dhe paketa fiskale 2024, u miratuan në vetëm pesë minuta në një seancë që në fakt duhet të ishte maratonë e diskutimeve në kuvend. Edhe komisionet parlamentare i kanë zhvilluar online diskutimet, të vetme pa praninë e opozitës. Por këtë vit, ndoshta për herë të parë, kuvendi nuk pati diskutime e as konsultime me grupet e interesit.

 

Ne ketë vit nuk patëm diskutime me ministrisë e Financave lidhur me ndryshimet e paketës fiskale. Nuk patëm as seancë dëgjimore në komisionet parlamentare. Vërtet ndryshimet janë modeste në vitin që vjen, por ka vend që disa aspekte që ndikojnë në përmirësimin e klimës ekonomike të diskutohen. Për shembull, ligji i tatimit mbi të ardhurat ofron një ekuilibër tatimor, por aty ka shumë aspekte që çalojnë- tha në E-ZONE, Neritan Mullaj

 

Por Dhoma Amerikane e Tregtisë ka bërë disa propozime që ndikojnë në përmirësimin e klimës ekonomike. Por sipas Mullaj rekomandimet e sipërmarrjes mbeten pa përgjigje.

 

Është shumë e rëndësishme që konsultimi publik të zhvillohet përpara se ligjet të hidhen për diskutim. Vërtet qeveria i hodhi në platformën online draftligjet, por është e rëndësishme që konsultimet të zhvillohen para këtij procesi, për të kuptuar efektet që do të ketë nisma në treg. Mbi të gjitha, ne kemi bërë disa rekomandime, lidhur luftën  kundër korrupsionit, mbi sistemin e prokurimeve publike, mbi shmangien e ndryshime të shpeshta të ligjeve fiskale. Janë propozime që ndikojnë në thithjen e investimeve të huaja, por ato janë pa përgjigje- tha Mullaj në emisionin E-ZONE në Vizon Plus   

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *