E shtunë, 10 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

Buxheti 2026, Sefa: Për herë të parë kemi një qasje sistematike, kalojmë nga infrastruktura te mbrojtja sociale

Eksperti i ekonomisë, Ergis Sefa, i ftuar në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka analizuar buxhetin e vitit të ardhshëm, i miratuar në orët e para të mëngjesit të ditës së enjte.

Sefa tha se për herë të parë në gjithë këto vite kemi një buxhet me qasje sistematike, ku kalohet nga qasja në infrastrukturë në atë të mbrojtjes sociale.

Reklamë

Sipas tij kjo është edhe një mbështetje që bëhet për qytetarët para hyrjes në BE.

Pjesë nga biseda:

Reklamë

Borakaj: Çfarë sjell ndryshe ky buxhet?

Sefa: Ky buxhet është me një qasje ndryshe, pasi për herë të parë ka qasje sistematike, e ndryshon qasjen nga infrastruktura te mbrojtja sociale. E para tregon se kemi një grup të madh në nevojë, dhe e dyta po fillon procesi i rrjetës sociale si pasojë e integrimit europian. Integrimi europian ka disa detyrime, dhe është goxha i fortë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë