Subscribe

Ish-drejtuesi i monumenteve të kulturës, Apollon Baçe, ka denoncuar marrëveshjen e menaxhimit të qytetit antik të Butritit, si një praktikë të panjohur më parë.

 

Sipas tij autoritet në Greqi apo Itali nuk ndjekin një praktikë të tillë as për Coloseun dhe as Akropolin.

 

Kjo është e panjohur në asnjë vënd. Më gjeni një rast të ngjashëm siç po bëhet me Butrintin. Me sa duket ne dikur shpikëm bunkierët tashmë po shpikim ligje të tilla.

 

Por teksa qeveria këmbëngul se menaxhimi nuk ka qëllime biznesi, arkeologu thotë se kjo është një aferë gati 100 milion euro në 10 vite dhe ky është një aktivitet i mirëfilltë tregtar.

 

Kjo është një organizatë e pastër fitimprurëse. Sot nga Butrinti merren 2.1 milion euro në vit. pas 8 vitesh me dyfishimin e cmimit të biletës do të shkojmë tek 100 milion dhe kjo është një aferë boll e madhe, pasi një pjesë të këtyre fonde ikin nga buxheti.

Ish-kreu i monumenteve shton se është krijuar aleanca për mbrojtjen e Butrintit dhe se kjo aleancë do të ndjekë çdo rrugë ligjore për të kundërshtuar marrëveshjen e miratuar në kuvend.

 

Siç e dini është krijuar aleanca për mbrojtjen e Butrintit. Ne do ankimojmë në gjykatë do të ndjekim rrugën ligjore do lobojnë në UNESCO dhe në cdo trup diplomatik.

Baçe nënvizon se është e patolerueshme që historinë e një vendi ta shkruajnë të tjerët.

 

“Kur më pyesin kush është qyteti më i bukur në vënd, i them Butritnit. Por mjerë ai popull kur historinë e tij ia shkruajnë të huajt.”- përfundon qëndrimin e Apollon Bace.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *