Ministri për Evropën e punët e jashtme Ditmir Bushati, gjatë vizitës së tij zyrtare në Hollandë, i përcaktoi marrëdhëniet me BE dhe perspektiven e integrimit evropian si çelësin e stabilitetit dhe ecurisë së reformave në Ballkanin perëndimor.

 

Në një aktivitet të organizuar nga qendra e Hagës për studime strategjike e Ambasada Shqiptare në Hollandë, ministri Bushati theksoi se rruga e Shqipërisë drejt UNIONIT është e patjetërsueshme. Shqipëria ka bërë përparim në plotësimin e prioriteteve, përmbushja e të cilave forcon themelet e një demokracie funksionale të bazuar në shtetin e së drejtës dhe në një ekonomi të zhvilluar, të aftë për të sjellë prosperitet tha shefi i diplomacisë shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *