E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Bushati takon homologun e tij irlandez Simon Coveney

Ministri për Evropën dhe punët e jashtme, Ditmir Bushati, zhvilloi një vizitë në Irlandë ku u takua me zëvendës kryeministrin dhe ministrin e punëve të jashtme dhe tregtisë, Simon Coveney.

 

Në fokus të bisedimeve ishin çështjet e integrimit evropian të Shqipërisë si dhe intensifikimi i marrëdhënieve dypalëshe.

 

Reklamë

Bushati shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Irlandës në integrimin evropian të vendit tonë dhe bëri një prezantim të masave të marra nga qeveria shqiptare në adresimin e 5 prioriteteve, veçanërisht në reformën në drejtësi dhe Vettingun.

 

Nga ana e tij ministri Coveney rikonfirmoi mbështetjen e fuqishme dhe të pakushtëzuar të Irlandës për çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Vazhdo të lexosh

Reklamë