Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Bushati u takua me kryeministrin Benjamin Netanyahu i cili njekohësisht mban edhe postin e Ministrit të Jashtëm të Izraelit

 

Në fokus të bisedes mes Bushatit dhe Netanyahut ishin çështje të rëndësishme të bashkëpunimit dypalësh,  zhvillimet në fushën e sigurisë në lindjen e mesme dhe në rajonin e Ballkanit,  lufta kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, zhvillimi ekonomik dhe mbrojtja kibernetike.

 

Ministri Bushati e njohu kryeministrin Netanyahu me zhvillimet në rajon dhe me rolin e Shqipërisë si faktor stabiliteti.

 

Nga ana e tij, Kryeministri Netanyahu vlerësoi qasjen e Shqipërisë ndaj sfidave të sigurisë në rajon dhe më tej, si dhe shprehu interesin e Izraelit për të forcuar më tej bashkëpunimin në këtë fushë.

 

Ministri Bushati dhe Kryeministri Netanyahu diskutuan gjithashtu për mundësinë e bashkëpunimit në fusha me interes reciprok si inovacioni, ekonomia, arsimi, kultura, etj. 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *