E diel, 15 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Bushati: Presidenti Tusk, mbështetës i vazhdueshëm i politikës së zgjerimit të BE

MPJ përshëndet rizgjedhjen e Dondal Tusk, si President i Këshillit Europian të BE-së, duke i uruar Presidentit Tusk suksese të mëtejshme në përballimin e sfidave të përbashkëta europiane dhe ato globale.

 

Presidenti Tusk është mbështetës i vazhdueshëm i politikës së zgjerimit të BE-së dhe i avancimit të vendit tonë në procesin e integrimit europian, ndaj rizgjedhja e tij në këtë detyrë është një lajm i mirë për Shqipërinë dhe rajonin.

 

Reklamë

Vokacioni i fortë europian i Presidentit Tusk është një garanci për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta europiane dhe ruajtjen e unitetit europian, në këto kohë sfidash të vështira.

 

Duke i shprehur urimet më të sinqerta Presidentit Tusk, MPJ shpreh bindjen për vazhdimin dhe konsolidimin e mëtejshëm të bashkëpunimit konstruktiv me Institucionet Europiane në adresimin e prioriteteve të agjendës së integrimit të Shqipërisë në familjen e madhe europiane.

Vazhdo të lexosh

Reklamë