E mërkura do jete një dite perballjeje mes opozitës dhe qeverise lidhur me marrëveshjen e detit, jo vetëm ne Tirane, por edhe Athine.

 

Dy firmetaret e marrëveshjes se rrezuar ne 2009, Dora Bakojanis dhe Lulzim Basha kane vendosur te kërkojnë llogari nga dy pasardhësit e tyre, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias.

 

Duket se ne nje linje, si Bakojanis ashtu dhe Basha, akuzojnë ministrat e jashtëm për falje te detit.

 

Bushati do te paraqitet të mërkurën ne Komisionin e Jashtëm, pas kërkesës se depozituat nga opozita, ndërsa Kotzias në Athinë do ti përgjigjet tre pyetjeve te Bakojanisit.

 

Duket si një koordinim i qëndrimeve te dy opozitave ne Shqipëri dhe Greqi, për te sulmuar nisjen e negociatave për një marrëveshje te re.

 

Por pyetja qe shtrohet është: a kërkojnë realisht Basha e Bakojanis te mbrojnë interesat e vendeve respektive, apo interesat personale te asaj qe nga Partia Demokratike cilësohet si një marrëveshje e mrekullueshme, ndërsa nga Bakojanis si “State of art”.

 

Bushati-Kotzias apo Basha-Bakojanis? Beteja vazhdon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *