Subscribe

Një 35-vjeçare shqiptare është qëlluar për vdekje me armë zjarri në mes të rrugës  në Firence të Italisë. Autoritetet e  kanë identifikuar viktimën si Klodiana Vefa, nënë e dy fëmijëve.

 

Policia është në kërkim të  bashkëshortit të saj, i cili  dyshohet si autori i ngjarjes së rëndë. Mësohet se çifti prej disa kohësh nuk jetonin më bashkë, por nuk ishin ndarë ligjërisht.

 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të së enjtes në mbrëmje. Banorët e zonës dëgjuan të shtënat dhe thirrën menjëherë  policinë. Pavarësisht se mjekët erdhën me shpejtësi në vendin e ngjarjes nuk mund të bënin asgjë veçse të konfirmonin vdekjen e të resë. Shkak dyshohet se mund të ketë qenë mosmarrëveshjet e çiftit. Fëmijët u kanë treguar hetuesve për disa debate të mëparshme mes prindërve, megjithatë në polici nuk kishte asnjë ankesë zyrtare.

 

Klodiana Vefa punonte si kameriere në një piceri dhe ishte integruar në komunitetin e Castelfiorentino, ku jetojnë shumë shqiptarë.

 

Karabinierët gjetën dy gëzhoja në tokë, por jo armën. Besohet se ajo është marrë nga vrasësi, i cili është larguar me makinë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *