E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Burri dhe gruaja dhunojnë njëri-tjetrin në Peqin, procedohen nga policia

Një 40-vjeçar dhe bashkëshortja e tij janë proceduar në gjendje të lirë në Peqin, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj njëri tjetrit.

Sipas policisë, konflikti ka ndodhur për motive të dobëta, teksa materialet hetimore janë referuar në prokurori.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. B., 40 vjeç dhe për bashkëshorten e tij, shtetasen H. B., banuese në Peqin, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjerit, për motive të dobëta”, njofton policia. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë