Kati i parë i një pallati në të cilin nuk banonte njeri u përfshi nga flakët mesditën e sotme. Zjarri shkaktoi panik për rreth 50 familje që banojnë në pallatin e ish oficerave dhe bizneseve aty pranë.

 

Qytetarët kanë lajmëruar menjëherë policinë dhe shërbimin zjarrfikës në Bashkinë e Matit por edhe të repartit të ushtrisë të cilat mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes.

 

Fatmirësisht zjarri u vendos nën kontroll pa shkaktuar ndonjë dëm.

 

Grupi hetimor nisi punën për zbardhjen e ngjarjes ndërsa mësohet që zjarri të ketë qenë i qëllimshëm pasi në katin e parë prej vitesh janë krijuar mbeturina dhe janë vendosur orendi shtepijake të papërdorshme!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *