E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Burrel, të burgosurit kërkojnë kushte, paralajmërojnë grevë urie

Disa të dënuar në burgun e sigurisë së lartë në Burrel kanë kërcënuar me grevë urie nëse kërkesa e tyre ndaj drejtorisë nuk plotësohet.

 

Mësohet se të dënuarit kanë kërkuar përmirësim të kushteve të qëndrimit, pasi në dhomat që ata qëndrojnë ka prani të lagështirës dhe të mykut.

 

Reklamë

Kërkesa e tyre është që të lyhen ambjentet në të kundërt do të nisin grevën.

 

Burime nga drejtoria e Burgut të Burrelit thanë se janë njohur me kërkesat e të dënuarve dhe se po merren masa për përmirësimin e kushteve të ambjenteve të brendshme.

 

Ndërkohë sa i përket grevës, drejtues të burgut thanë se më parë të burgosurit duhet të kërkojnë leje.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë