Kjo është gjendja e rrugës ndërqytetase nga Burreli në Rrëshen në një ditë me shi si kjo e sotmja.

 

“Ndodhemi në aksin rrugor Ura e Matit-Rrëshen, i ndërtuar 10 vite më parë nëpërmjet Fondit shqiptar të Zvillimit. Ndërtimi i kësaj rruge i ka kushtuar miliona euro buxhetit të shtetit”

 

Rruga duhej t’i kalonte Këshillit të Qarkut Dibër, në vitin 2015 dhe ky i fundit tja dorëzonte pushtetit vendor. Por për shkak të gjendjes së degraduar, Bashkia Mat në atë kohë nuk pranoi ta inventarizonte. Situata mes institucioneve vijon e njëjtë edhe në ditët e sotme.

 

“Në komunikimet e fundit mes dy institucioneve ARRsh ka pranuar ta marrë në inventar kërkesën e pushtetit vendor, por vendimi pritet të merret nga këshilli i ministrave”

 

Drejtuesit e automjeteve shprehen se gjendja është katastrofë dhe jo vetëm që kalimi në të është thuajse i pamundur, në rrezik të madh është ura e cila rrezikon të ndërpresë gjithë qarkullimin e automjeteve që lëvizin drejt Rrëshenit.

 

“Shifeni vetë si është krejt gropa, makinat e vogla copëtohen këtu.

Shikoje urën si është, nga momenti në moment mund të shëmbet”, shprehen drejtuesit e mjeteve.

 

Kjo rrugë ju shërben të gjithë banorëve të Qarkut Dibër që lëvizin drejt Rrëshenit si dhe mijëra banorëve të Bashkisë së Matit.

 

“Derisa institucionet të zgjidhin ngërcin mes tyre të gjithë ata që përdorin rrugën Ura e Matit Rreshen duhet të përballen me gjendjen e degraduar të aksit”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *