E premte, 16 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 00:45 Në vijim ora 00:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Burrel/ Përgjysmim i pagës dhe shkelje e kontratës, metalurgët në protestë

Dhjetra metalurg të uzinës së Ferrokromit në Komsi të Matit zhvilluan sot një protestë ndaj kompanisë turke Yildirim Holding Group e cila prej disa muajsh ka përgjysmuar ditët e punës për punëtorët.

Metalurgët thonë se kompania ka shkelur kontratën dhe se i ka diskriminuar pasi përgjysmimi i rrogës është bërë vetëm për ta.

Reklamë

Sipas metalurgëve aktualisht kompania i paguan vetëm për 11 ditë në muaj me gjysmë page, ndërsa 11 ditë të tjera duhet të rrijnë pushim.

Reklamë

Metalurgët shprehen se nuk pranojnë këto kushte pasi janë në shkelje të kontratës dhe se do të përshkallëzojnë protestën e tyre deri në rikthimin e rrogës së plotë.

Metalurgët i kërkojnë kompanisë reflektim dhe zgjidhjen e problemit ndryshe do të përshkallëzojnë protestat dhe do t’i drejtohen të gjitha institucioneve ligjzbatuese.

Më shumë video

Reklamë