Subscribe

Ish-lideri serb i Bosnjës Radovan Karaxhiç është dënuar me burgim të përjetshëm këtë të mërkurë nga gjykata e Hagës.

Apeli dha verdiktin përfundimtar per akuzat ndaj Karaxhiç per krimet e luftës ne Bosnjë. Shkalla e pare e gjykates nderkombetare e kishte denuar me 40 vite burgim.

I njohuri si “Kasapi i Bosnjës”, tashme 73-vjeç, ish-poet dhe psikiatër, është shpallur fajtor për 10 akuza, për genocid, krime lufte dhe krime të tjera, duke përfshirë edhe planifikimin e masakrës së Srebrenicës në korrik të vitit 1995 ku humben jeten  10.000 persona.

Vednimi i vitit 2016-te u apelua nga prokuroret te cilet kerkuan denimin e Karaxhic me burgim te perjetshem .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *