Gjykata ne Tirane la në burg dy trafikantët e dyshuar te armëve, Adil Mersinllari 42 vjeç dhe Bledar Muçollarin 32 vjeç, të arrestuar dy ditë më parë. Ata akuzohen për trafik të armëve brenda dhe jashtë vendit.
Mersinllari e Muçollari u kapen pas një hetimi disamujor të policisë së Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Korçës ku dhe u shoqëruan mbi 16 persona. Gjatë operacionit të koduar “Moglic”, policia sekuestroi tritol, granata, 23 predha, 216 karikatorë me fishekë, 2 mitralozë të rëndë e 3 murtaja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *