Gjykata e Posaçme la sot në burg jetmir kaloshin, i akuzuar për trafikimin e 8 armëve si dhe për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

 

Para gjykatës, ai pretendoi se nuk i ka kryer këto vepra penale, pasi punon si shofer në një agjenci transporti.

 

Por agjencia ku Jetmir Kaloshi punon si shofer, nuk figuron në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ndaj dyshohet se pagesat e tij bëheshin në të zezë.

 

8 pistoletat e sekuestruara besohet se ishin porositur nga një grup kriminal në Londër.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *