Subscribe

Gjykata e Tiranës la në burg ish-zyrtaren e lartë Alda Klosi. Ajo pranoi kërkesën e Prokurorisë duke e lënë pas hekurave Klosin e cila akuzohet për fshehje të ardhurash, pastrim parash si dhe dëshmi të rremë përpara policisë.

 

Aktualisht Klosi është e shtruar në qendrwn spitalore nwnw tereza, pasi menjëherë pasi iu vendosen prangat në polici, ajo shfaqi problemet kardiake.

 

Në seancë u paraqit avokati i saj Ilirjan Muho, i cili pas vendimit u shpreh se klientja e tij u la në burg vetëm pas deklaratës së pastrueses Rozeta Dobi, pasi sipas tij akuza nuk ka asnjë provë tjetër.

 

Për Dobin, pala mbrojtëse u shpreh se ajo është kontradiktore dhe po jep versione të ndryshme me qëllim për të shpëtuar të birin, gjithashtu i arrestuar për vjedhjen e mbi 500 mijë eurove.

 

ILIRJAN MUHO

AVOKAT

 

I keqardhur nga vendimi. Prokuroria paraqiti si provë një deklaratën të dhënë nga Rozeta Dobi, i marrë më datë 3 shkurt. Është hera  e katërt dhe ka dhënë versione të reja për ngjarje. Gënjeshtër. Nëse do ishte kështu si është e mundur që kasaforta që i është dhënë për ta mbajtur për ruajtje, si është hapur dhe është heshtur në koshin e plehrave. Nëna dhe djali në momentin e arrestimin kanë mbajtur të njëjtin qëndrim dhe kanë pohuar vjedhjen e banesës së Alda Klosit. Këto deklarime janë deklarime që pohojnë se kemi të bëjmë me një shtetase që ka një qëllim të caktuar që bën një deklarim të tillë. Të lehtësojë sado pak pozitën saj dhe të përfitoj sado të jetë e mundur një pozitë më të lehtësuar për djalin e saj se është zënë me presh në duar duke vjedhur.

 

Avokati pranoi vetwm shumwn prej 120 mijw euro, duke thwnw se i përkasin Alda Klosit. Sipas tij shuma tjetër prej 400 mijë eurosh nuk wshtw vjedhur nw banesën e saj. Muho arsyetoi sipas tij burimin e këtyre parave.

Ai shtoi se Alda Klosi i mori borxh për kurimin e xhaxhait të saj nw Amerikë.

 

“Këto para janë marrë që na datën 1 nëntor, në fund të tetorit xhaxhi është diagnostikuar me tumor. Për shkak të faktit që ky nuk është i siguruar atje, shpenzimet do mbuloheshin nga familjarët, u gjetën paratë, janë mbajtur në shtëpinë e nuses së xhaxhit, këto para i janë rikthye Aldës dhe familjes së saj me synimin që të transferohen në Amerikë sipas sistemit bankar. Nuk duhej ti deklaronte, e ka detyrim ligjor ta bënte deri në mars të vitit pasardhës. Nuk është pyetur për këto detaje dhe s’ka pasur si të japë sqarime. Më pas i ka dhënë vëllai kur është pyetur. Do kishte kontradiktë nëse do ishin pyetur të dy. Lekët janë për xhaxhin, se kishte nevojë të përballonte shpenzimet në Amerikë. Paratë kanë shkuar të Alda Klosi më 3 dhjetor. Do i dërgonte sipas sistemit bankar. Do gjendej mënyra se si do ti transferonte.

 

Pyetjes se pse Alda Klosi nuk i deklaroi këto para, avokati iu pwrgjigj se ajo kishte afat deri në muajin mars për të kryer këto veprime. Ndërkohë ish-shefja e kabinetit të Arben Ahmetaj vijon të jetë e shtruar në spitalin e QSUT-së dhe menjëherë pas kurimit do të kthehet në qeli.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *