E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Burg për algjerianin që vrau Klajdi Bitrin në Itali/ 27-vjeçari refuzon të flasë për autoritetet

Fatah Melloul, 27-vjeçari algjerian i akuzuar për vrasjen e 23-vjeçarit shqiptar Klajdi Bitri me një shtizë peshkimi, do të mbetet në burg.

 

Ky ka qenë vendimi që ka dhënë gjykata italiane ditën e sotme.

 

Reklamë

Algjeriani ka refuzuar të flasë për autoritetet duke mos dhënë versionin e tij për ngjarjen e rëndë, ku ai i mori jetën me një shtizë peshkimi të riu shqiptar pas një konflikti të çastit.

 

Pas vrasjes algjeriani është larguar me makinë me të dashurën e tij, por u kap vetëm disa orë më pas nga autoritetet italiane.

 

Sipas mediave italiane i riu shqiptar ka ndërhyrë për të shuar sherrin ku ishte përfshirë shoku i tij. Sherri ka ndodhur pasi makina ku ndodhej autori i vrasjes kishte bllokuar trafikun dhe nuk po i jepte përparësi automjeteve të tjera.

Vazhdo të lexosh

Reklamë