Aleksandër Dushaj autori i vrasjes së dy vëllezërve Shkami në Drisht të Shkodrës, doli para Gjykatës, ku u njoh me caktimin e masës së sigurimit. E gjithë rruga për në gjykatë ishte nën masa të rrepta sigurie kjo, pasi policia i druhej ndonjë hakmarrje të mundshme. Gjykata e Shkodrës e la atë në arrest me burg. Autori i krimit të dyfishtë kërkoi falje në seancë për vrasjet e kryera, por shtoi se ishte kërcënuar nga Skënder Shkami, i cili nuk kishte pranuar t’i jepte vajzën për nuse. Në caktimin e masës së sigurisë, nuk kishte të pranishëm asnjë familjar në sallën e gjyqit. Vrasja ndodhi më 2 janar të këtij vit, ku Dushaj qëlloi për vdekje vëllezërit Skënder dhe Abdullah Shkami, të cilët ishin kthyer nga Anglia per festat e fundvitit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *