Gjykata e Tiranes dha sot vendimin per 30 te arrestuarit ne lidhje me termetin e 26 nentorit. Gjyqtarja Vjollca Spahiu ka lene ne burg dy ish-drejtuesit demokrate te pushtetit vendor; Besnik Fucia ish kryetar I komunes se Kasharit dhe Fatbardh Plaku ish-kryetar I komunes Farke.

Te dy ish kryetaret e komunave akuzohen nga prokuroria se kane dhene leje ndertimi ne kundershtim me ligjin dhe ne mungese te dokumentacionit teknik dhe ligjor.

 

Pervec dy ish kryetareve te komunave, gjykata vendosi te leje ne burg edhe 5 persona te tjere. Nderkohe per 11 te tjere u vendos masa e sigurise detyrim paraqitje dhe per 12 te tjere arrest shtepie.

 

Séance e mases se sigurise nisi te premten dhe per 7 ore me radhe gjykata degjoi pretendimet e prokuroreve dhe avokateve.

 

Ne 14 janar dhjetera persona; ish drejtues te pushtetit vendor, ndertues  e zyrtare vendore u ndaluan per pasojat e termetit te 26 nentorit.

 

Të proceduarit nga prokuroria akuzohen për veprat penale “shpërdorim detyre”, “falsifikim i dokumenteve” dhe “ndërtim i paligjshëm”.

 

Deri me tani prokuroria ka arritur të evidentojë dëme në 25 institucione; 134 pallate dhe mbi 100 banesa private.

 

MASA E SIGURISE

 

Arrest me Burg

1-Hodo Gjoni

2- Artur Skela

3- Fejzi Dyrmishi

4- Besnik Fucia

5 -Naim Shehi

6- Gezim Shkalla

7- Fatbardh Plaku

 

MASA E SIGURISE

 

Detyrim paraqitje

1-Anila Harxhi

2-Reis Muca

3-Merita Kushe

4-Hekri Disha

5-Bukurie Halili

6-Adhurim Qehajaj

7-Stela Maze

8-Zhaneta Tagani

9-Shpëtim Kërçiku

10-Jan Ikonomi

11-Ermir Cina

 

MASA E SIGURISE

 

Arrest shtëpie

1-Faik Fejza

2-Ndoc Pepkolaj

3-Mehmet Felahi

4-Agim Eski

5- Pëllumb Korfuzi

6- Qiriako Gjergo

7- Asqeri Xhanari

8- Vjollca Hoxholli

9- Ali Dyrmishi

10- Shefqet Doda

11- Gerti Qalliku

12- Luan Beta

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *