Subscribe

Gjatë 24 orëve të fundit ka rritje të nivelit të ujit nga prurjet, shkarkimet, reshjet në të gjithë territorin në Shkodër. Në territorin e Bashkisë Shkodëër, janë rritur së tepërmi nivelet e lumenjve.

 

Lumi Buna ka dalë nga shtrati, ndërsa lumi Drin ka rritje të prurjeve. Rritja e nivelit të liqenit ka krijuar vështirësi qarkullimi në disa lagje të qytetit. Lagjet nr.1 dhe nr. 2, në Livadhe, Xhabije, Tophanë, Zoteknikë, shtëpitë në lagjen Tepe, Perash janë mbuluar nga uji.

 

Gjatë natës në qytetin e Shkodrës janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në qytet mbi dhjetë familje tek të afërmit e tyre dhe në strehime të tjera. Forcat zjarrëfikëse kanë punuar për largimin e ujit nga shtëpitë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *