Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi  ishte pranë protestuesve në Shkozë të cilët kanë kundërshtuar prishjet e objekteve në kuadër të ndërtimit të Unazës së Re në këtë zonë. Bumci ka bërë thirrje për rezistencë nga banoret, dhe ka akuzuar kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Veliaj si njerëz fallso dhe shpirtkazëm.

 

 “Është dimër, është kohë festash, por njerëzve do t’u duhet të mendojnë tani për hallin se do dalin mes katër rrugësh. Këto kanë hallin e shtëpisë sot, por zgjidhja përfundimtare është një: siç po ua bën Edi Rama për shtëpitë, duhet me ja bë Edi Ramës te shtëpia e tij, te shtëpia e tij që është kryeministria. Në atë kryeministri, në atë zyrë ai merr vendime me prish shtëpitë. Siç po ua bën këtyre banorëve, duhet me shku me ja bë atje.”

 

Deputeti i PD tha se banorëve të Shkozës nuk u është ofruar asnjë lloj bonusi, as kredi e butë, as banesë sociale.

 

Këta njerëz që shihni këtu janë banorë të qytetit ku Erion Veliaj është kryetar bashkie. Si mundesh të nxjerrësh ti mes katër rrugëve qytetarët e qytetit tënd? Si mundet? Si mundet t’i trajtosh në mënyrë të diferencuar, si mund t’i quash shpellarë? Të bësh lojëra duke mbledh punonjësit e tu e duke i paraqit si njerëz që janë duke prishur vetë shpitë e veta?

 

Ne mbeshtetje te disa banoreve qe protestojne ne Shkoze ka qene edhe deputetja tjeter e PD, Grida Duma.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *